Valë e re spekulimesh për gjendjen e Kim Jong-un

Ditë e re, valë e re spekulimesh për situatën e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, shkruan 360 shkalle, transmeton Portalb.mk.

Disa tabloide tashmë e kanë “varrosur” liderin e Koresë së Veriut. “Dajli Mail”, për shembull, duke iu referuar mediave kineze shkruan se Kim Jong-un tashmë ka vdekur. Edhe ky tabloid, por edhe onlajn media të tjera e transmetojnë lajmin e mediave japoneze se udhëheqësi i Koresë së Veriut është në një “gjendje vegjetative”.

Mediat e Koresë së Veriut, ndërkohë, të cilat janë nën kontrollin e ngushtë të shtetit, kanë heshtur për momentin.

Foto: “Rojters”

Ndërsa spekulimet orë pas-ore po përhapen në Internet, në media si “BBC”, “Guardian”, ““Rojters””… për momentin nuk ka raporte në të cilat përmendet gjendja vegjetative ose vdekja e Kim Jong-un.

Lajmet e fundit janë se Kina ka dërguar një delegacion në Korenë e Veriut, i cili përfshin ekspertë të shëndetësisë, për të këshilluar Kim Jong-un.

Informacionin e ka botuar ekskluzivisht “Rojters”, duke iu referuar tre burimeve që e njohin mirë situatën.

“Udhëtimi i mjekëve dhe zyrtarëve kinezë vjen në një kohë kur ka raporte kontradiktore për shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut. ““Rojters” nuk ishte në gjendje të përcaktojë se çfarë nënkupton udhëtimi i ekipit kinez në relacion me shëndetin e Kim”.

Ka shkruar ““Rojters””.

Dy burime e kanë konfirmuan informacionin se delegacioni i udhëhequr nga një anëtar i lartë i organit të Partisë Komuniste Kineze për marrëdhënieve ndërkombëtare kishte udhëtuar nga Pekini në Korenë e Veriut të enjten. Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së situatës, burimet nuk pranuan të zbulonin publikisht identitetin e tyre.

“Rojters” gjithashtu e ka kontaktuar organin e lartpërmendur të Partisë komuniste të Kinës dhe Ministrinë e Jashtme, por nuk mori një përgjigje derisa në momentin e publikimit të tekstit sot.

Në mungesë të konfirmimit të gjendjes së Kim Jong-un, ata janë referuar në portalin “Dejli NK”, me qendër në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut dhe e transmetojnë informacionin e publikuar këtë javë që Kim po shërohej pasi më 12 prill i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Fishkëllyesi për këtë informacion është një burim i paidentifikuar nga Koreja e Veriut.

Në raportin e vet, “Rojters” më tej kujtoi deklaratat e fundit të lidhur me liderin e Koresë së Veriut. Aty theksohet se pas një seri raportimesh për “probleme serioze shëndetësore”, zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se ata nuk kishin asnjë sinjal se ndonjë gjë e pazakontë po ndodhte në vendin fqinj.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjithashtu, i mohoi pretendimet në një deklaratë të enjten, duke thënë se ai mendon që raportet e gazetarëve për gjendjen e Kim Jong-un nuk ishin të sakta. Por Trump atëherë nuk pranoi të thotë nëse ai kishte kontaktuar zyrtarë të Koresë së Veriut.

“Ndërkohë, të premten, një burim nga e Koreja e Jugut ka deklaruar se informacionet e inteligjencës tyre flasin se Kim ishte gjallë dhe ka të ngjarë të shfaqet së shpejti. Për gjendjen aktuale, burimi tha se nuk ka asnjë koment, e të njëjtën e deklaroi për udhëtimin e delegacionit kinez.

shkruan ““Rojters””.

Ky medium, në një raport të gjerë, i referohet deklaratës nga një burim në inteligjencën amerikane i cili thotë se dihet që drejtuesi i Koresë së Veriut ka probleme shëndetësore, por që në bazë të kësaj nuk mund të thuhej se gjendja e tij ishte e rëndë.

Spekulimet për shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut janë shfaqur pasi Kim nuk mori pjesë në ditëlindjen e gjyshit të tij më 15 Prill, Kim Il-sung, i cili konsiderohet si president i përjetshëm.

Ndër të parët që raportuan se Kim Jong-un ishte në gjendje kritike ishte rrjeti televiziv amerikan “CNN”. Ata gjithashtu iu referuan të dhënave nga shërbimet e inteligjencës amerikane, por në raport kanë theksuar se pavarësisht raporteve për përkeqësimin e shëndetit, ishte e vështirë të vlerësohej seriozitetit të situatës.

Paraqitja e fundit në publik e Kim Jong-un ishte më 11 prill në një mbledhje të autoriteteve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button