Kurti shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë, shkruan REL.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, ka shkruar Kurti në rrejtin social Facebook.

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte reaguar pas deklaratës së këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

“Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës. Ata që e kanë votuar këtë Gjykatë i kanë bërë dy goditje të mëdha shtetit të Kosovës, duke goditur luftën çlirimtare dhe duke goditur sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button