Faculetat e lagura nuk janë material i mirë për përdorim ose bërje të maskës, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19

Në kohë pandemie, me virusin COVID-19, në media online është raportuar shpesh për maskat, si masë mbrojtëse ndaj virusit, si dhe materialin e tyre. Një mesazh që ishte bërë viral në Facebook, dhe gjithashtu ishte raportuar nga media të ndryshme në Kosovë, ishte “merr tri palloma të lagura, zgjeroj dhe në skaje bëje nga një vrimë dhe vendosi në fytyrë”, raporton Portalb.mk.

.

Në një përgjigje për AFP, kompania britanike, PZ Cussons që prodhon faculeta të lagura, ka kërkuar që të mos përdoren produktet e saj si maskë për fytyrën dhe t’i përdorin vetëm ashtu siç udhëzohet në paketim.

Maskat

Rreth përdorimit të maskës, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte nxjerrë edhe një udhëzim të ri lidhur me përdorimin e maskave nga qytetarët por prapë nuk kishte rekomanduar që njerëzit të bartin maska në publik, përveç të infektuarve dhe atyre që u ndihmojnë të prekurve nga virusi.

Profesori David Heymann, që kishte kryesuar grupin këshillimor shkencor dhe teknik të OBSH-së për rreziqe infektive, kishte thënë se maskat janë “vetëm për mbrojtjen e të tjerëve, jo për mbrojtjen e vetvetes ”. Sipas Heymann-it, maska mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë që mund të përfundojë duke i rrezikuar njerëzit, për shkak se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet syrit.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button