Censura dhe autocensura “ulën” indeksin e lirisë së medias në Shqipëri

Promovimi i lirisë së shprehjes dhe të medias janë prioritetet tona urgjente, “deklaronte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OSBE më 6 shkurt 2020.

Rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre…do vijë dita e gjykimit,” – akuzonte Rama opozitën në vend, më 4 maj 2019 në Ditën Ndërkombëtare të lirisë së media. Po sa e lire është media në Shqipëri, dhe cilat janë sfidat kryesore me të cilat lajmësit përballen?

Ligji “Anti-Shpifje” për median online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, ndalimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e emisioneve kritike me qeverinë”, renditen ndër arsyet se pse Shqipëria ka  humbur dy vende në Indeksin e Lirisë së Medias në botë të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij për vitin 2019.

 

Raporti i Raportuesve pa Kufi për Lirinë e Medias për vitin 2019

Duke kufizuar lirinë e shprehjes, informacionit dhe të medias dhe kundër praktikave me të mira ndërkombëtare, të dy ligjet rrezikojnë ta rrisin censurën ndaj gazetarëve që janë më vulnerabël ndaj presionit qeveritar,” vijon Raportuesit pa Kufij.

Raporti i Reporter pa Kufij vë në dukje dhe mungesën e ndërshkueshmërisë për dhunuesit e gazetarëve.

Ndërkohë, autoritetet e vendit, i cili ka aspirata të bëhet anëtarë i Bashkimit Europian, kanë dështuar të zbardhin dhe dënojnë sulme fizike dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarëve,” – theksohet në raport.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi i “shqetësuar” pas raportit të Raportiesit pa Kufij.

Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë”, u shpreh Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta kërkoi gjithashtu rishikimin e dy ligjeve “Anti-Shpifje” për median online.

I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar

  • Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;
  • Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;
  • Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  • Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” – theksoi Presidenti Meta.

Por si ka ndikuar vetë politika shqiptare në raport me lirinë e medias në vend?

Po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull,” – i tha kryeministri Rama, gazetares Eni Vasili në emsionin “Open”.

“Kazan, derra, zuzarë, kadrinj, derrhane, hipokritë, parazitë, gënjeshtarë, vokatë gjynahqarë të krimit, dembelë, armiq, të papërgjshëm, të palexuar apo ‘e famshmja’ katund mediatik,” – janë disa nga fyerjet drejtuar gazetarëve nga kryeministri Rama.

Liria e medias në Shqipëri është në ‘gjendje shqetësuese’ për shkak të ‘sulmeve fizike, gjuhës përçmuese ndaj gazetarëve dhe së fundmi, edhe nismën e qeverisë për të miratuar një ligj që vë nën kontroll median dhe shkel parimet e standardet evropiane,” – shkruante Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve më 21 qershor 2019.

Duket e çuditshme, në kufij e të pabesueshmes, por në Shqipëri, aktorët politik të vendit e më konkretisht qeveria kanë dhënë “kontribut” në përkeqësimin e indeksit të lirisë së medias në vend.

Për Portalb, Marjo Brakaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button