FSHF kërkesë qeverisë: Të rinisë kampionati

Pas më shumë se një muaj ndërprerje për shkak të koronavirusit, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë një kërkesë qeverisë, ku i kërkon rinisjen e kampionatit.

Kërkesa i është dërguar në datën 22 Prill,  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ku i kërkohet rinisja e stërvitjes së ekipeve në 2 maj pa kontakt fizik dhe rinisja e kampionatit brenda datës 20 Maj, transmeton OraNews.

Në kërkesën e FSHF thuhet që ndeshjet të jenë pa tifozë dhe me masa të shtuara higjieno-sanitare.

“Në bazë të direktivave të UEFA-s, federatat e futbollit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të përfunduar kampionatin në fushë duke mos marrë vendime për përcaktimin e rezultateve në tavolinë. Për këtë qëllim, FSHF propozon që aktivitetet futbollistike për pjesën e mbetur të sezonit të luhen pa praninë e spektatorëve dhe në masa të rrepta higjiene. Sugjerohet që faza stërvitore e domosdoshme për sportistët, të rifillojë në datën 2 maj 2020 me stërvitje standarde pa kontakt fizike, ndërsa kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë rreth datës 20 maj 2020”, thuhet në kërkesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button