Në stacionin te plepat

Ç`më lidhi zot kaq vjet më vonë përsëri me ty

Terri dendësohej e ashpër binte shi për dritë të fjetur

Pritnim në stacion te plepat autobusin e fundit urban

Me sy të humbur në rrugën e lagur në vetmi

Rruga ndriste gjarpër mes dhembjes së thellë në gji

Ndaheshim me përjetimet e paharrueshme xhan

Tërë etje dhe mall për orët që do më ndanin nga ti

E ja sesi zvarritej skraja të kalojë rrugën gjallë

Pa e prekur rrotat e ndonjë automobili të vjetër

Autobusi arriti e ti ike të mos shihemi kurrë tjetër

Në stacion ngela i vetëm tashmë plak me mjekër

Ta rikujtoj atë çast i cili gjatë tërë jetës më ka ndjekur

Ja pres në të njëjtin stacion i kthyer në gjithësi

Pa vetën në dritë yjesh pa ëndrrat e natyrisht pa ty

Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button