Inspektorati: Gjatë muajit kemi realizuar 33,173 kontrolle, shitja e maskave në internet nuk kontrollohet

Magdalena Filipovska Grashkovska, Kryetarja e Këshillit inspektues raportoi se nga 19 marsi deri më 21 prill janë kryer kryer 33,173 kontrolle për të vëzhguar respektimin e masave dhe rekomandiemve të Qeverisë në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Inspektorati shtetëror për transport realizoi 751 mbikëqyrje.

Inspektorati shtetëror i punës ka realizuar 3,236 mbikëqyrje.

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka realizuar 732 mbikëqyrje.

Agjencia për barëra dhe vegla ndihmëse mjekësore ka kryer 240 kontrolle.

Inspektorati i tregut ka realizuar 26,569 mbikëqyrje.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka realizuar 1,645 inspektime të tilla.

“Në këtë periudhë gjashtë shërbimet inspektuese kanë kryer 33,173 mbikëqyrje inspektuese. Një pjesë e madhe e këtyre mbikëqyrjeve kanë të bëjnë me punën e objekteve hotelierike, ndërsa një pjesë e mbikëqyrjeve janë bërë për të kontrolluar çmimet e ngrira të disa prodhimeve të caktuara”, theksoi Filipovska Grashkovska.

Stojko Paunovski, drejtori i Inspektoratit të Tregut që gjithashtu mori pjesë në konferencën e sotme për media, sqaroi se nuk mund të kontrollon plotësisht shitjen online të maskave në Facebook.

“Ne mund të kontrollojmë shitjen onllajn vetëm nëse është në pyetje personi juridik, me seli, ku mund të kontrollohet çmimi i maskave. Por, për fat të keq, për shitjen përmes Fejsbukut  nuk mund të kryejmë kontrolle, sepse aty mund të paraqiten edhe persona fizik, të cilët mund të ofrojnë maska, dorëza dhe mjete të tjera mbrojtëse. Që do të thotë, të gjithë ata të cilët blejnë përmes Fejsbukut, blejnë në rrezik personal”, tha Paunovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button