Kosova pranoi një donacion për virusin korona nga Komisioni Evropian

Kosova ka pranuar sot një donacion nga Komisioni Evropian që përbëhet nga materiale për vërtetimin e 60 mijë testeve që shërbejnë për të konfirmuar me saktësi rezultatin e testit për Covid-19, transmeton RTK.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar nga Qendra për Hulumtime të përbashkët të Komisionit Evropian, material biologjik të ARN-së, të sintetizuar të virusit SARS-CoV-2 që shërben si mostër kontroll pozitive për prani të SARS-CoV-2.

“Sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Evropian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontroll pozitive për prani të SARS-CoV-2. Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR”, thuhet në komunikatën e ministrisë dërguar mediave.

MSH ka treguar se materialin e njëjtë do ta pranojnë edhe shtetet e tjera në rajon.

“Nuk janë pranuar 60.000 teste, siç kanë raportuar gabimisht disa media, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 mikrolitra, secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60.000 kontrolle pozitive në rast të vendosjes së 5 mikrolitrave në një reaksion”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button