Manastirliu zbuloi disa nga bizneset që do të hapen në 4 maj

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se cilat do të jenë disa nga bizneset që do të ngrenë “qepenët” në datë 4 Maj, në kuadër të lehtësimit të masave gjatë pandemisë së koronavirusit. Ajo listoi disa kategori biznesesh mes tyre dyqanet e luleve, transmeton ABC.

“Do të lehtësojmë masat për një kategori biznesesh, që nga bizneset e tregtimit të veshjeve, tekstileve, mobilieve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve dhe një seri tjetër të kategorizuar të bizneseve për të lehtësuar ekonominë familjare dhe për të rihapur këto aktivitete sipas protokolleve strikte të cilat janë përcaktuar”, tha Manastirliu.

Lista e përmendur nga ministrja:

Tregtimi i veshjeve

Tregtimi i tekstileve

Tregtimi i mobilieve

Tregtimi pajisjeve elektrike për ndriçim

Tregtimi i pajisjeve elektronike

Dyqanet e luleve

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se lista e tretë e bizneseve do të hapet në kuadër të lehtësimit të masave, por me rregulla të rrepta për respektimin e distancimit social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button