FFM premtoi se së shpejti do të prezantohen opsionet për futbollin në vend

Muhamed Sejdini, kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka sqaruar se FFM së shpejti do të prezanton opsionet për futbollin në vend, transmeton Portalb.mk.

“Shëndeti është në plan të parë dhe kuptohet edhe para futbollit dhe sportit në përgjithësi”, vlerësoi Sejdini.

Ai vlerëson se përmbyllja e kampionatit para kohe është alternativa e fundit për futbollin në Maqedoninë e Veriut.

Ky është qëndrimi i të parit të futbollit në vend:

“Si rezultat i përhapjes së virusit korona është e qartë se kanë ndryshuar gjithë rrethanat në futboll për këtë vit garues. Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me klubet e futbollit dhe komisionin për gara në federatë punon në një sërë zgjidhjesh praktike si përgjigje për situatën e krijuar. Duke ndjekur vazhdimisht situatën momentale, komisioni i FFM-së që bart përgjegjësinë e kalendarit të ndeshjeve, në një afat sa më të shkurtër kohor do të prezantojë opsionet për të mbyllur sezonin garues në futbollin tonë. Kuptohet, në kushte që do të diktohen nga autoritetet përgjegjëse të vendit. Ndërprerja e sezonit aktual është opsioni i fundit i mundur, nëse asnjë prej zgjidhjeve alternative nuk do të mundësonte përfundimin e ndeshjeve të mbetura në ligat e futbollit të Maqedonisë.

“Kriza aktuale shëndetësore në mënyrë dramatike ndikon dhe rrezikon gjithë industritë dhe sektorët ekonomik. Futbolli nuk është përjashtim dhe patjetër të gjendet zgjidhje për situatën momentale me shpresë se qëllimi do të jetë ruajtja e vendeve të punës dhe respektimi i barabartë i intereseve të klubeve dhe futbollistëve.

“Federata e futbollit të Maqedonisë, si gjithmonë deri tani, ndaj shoqërisë së futbollit do të tregojë përgjegjësi, unitet dhe solidaritet. Do të shfrytëzojmë gjithë mekanizmat që kemi në dispozicion në drejtim të çfarëdoqoftë ndihme për klubet dhe punëtorët e futbollit. Si federatë jemi në komunikim të vazhdueshëm me UEFA-në dhe FIFA-n dhe nëse do të ndahet fond i caktuar solidar që do ta shfrytëzonin federatat, FFM në tërrësi do ta orientojë për klubet.

“Mos shfrytëzimi i mbështetjes financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte një prej vendimeve të para të cilat udhëheqësia e FFM-së solli që në start të krizës shëndetësore dhe na vjen mirë që Agjencia për Rini dhe Sport në mënyrën e duhur njohu dhe përshëndeti vendimin tonë. Na gëzon fakti që edhe federata tjera sportive kanë bërë të njëjtën dhe japin mbështetje për vlerat kyçe në situata të këtilla. Njëkohësisht, FFM ka përgatitur dhe ka dorëzuar deri te Agjencia për Rini dhe Sport të gjitha lëndët e arritura nga klubet e futbollit për shfrytëzimin e mbështetjes financiare.

“Me padurim presim momentin kur futbolli dhe sporti sërish do të na gëzojnë, ndërsa deri atëherë edhe një herë të kujtojmë se është koha për solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Qëndroni në shtëpi dhe ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button