Ndihmat e Bashkimit Evropian, siguri për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të përfitojë ndihmë financiare për t’i bërë ballë epidemisë së koronavirusit (Kovid-19). Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Evropian, ku ndër të tjera në komunikatën e tyre thuhet se në Ballkanin Perëndimor do të jepen ndihma për të përmbushur nevojat urgjente, shkruan Portalb.mk.

Siç njofton Portalb.mk, janë ndihma për të përmbushur nevojat urgjente, si maska, syze, përparëse, aspiratorë dhe mjete për laborator. Dhe në përgjithësi mbështetje nga ana e tyre, në sistemin publik shëndetësor.

Pasojat e koronavirusit, përveç në shëndetin publik, ka goditur  edhe ekonominë e Maqedonisë, veçanërisht të hyrat buxhetore të shtetit , ku edhe mund të shkaktojë  humbje të vendeve të punës, për shumë qytetarë.

Ndërsa, si pasoja të tjera, jo vetëm për Maqedoninë, por për tërë botën,  janë edhe ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, anulimi i konferencave të rëndësishme, mësimdhënia në distance dhe përdorimi i teknologjisë për të përfituar në kohë, etj…

Ajo që rrit vëmendjen për Maqedoninë dhe rezistimin e saj ndaj Koronavirusit janë ndihmat nga vendet e zhvilluara evropian, BE. Analisti Petar Arsovski thotë se Maqedonia është njëndër shtetet kandidate për t’iu bashkuar Unionit Evropian dhe si e tillë ajo duhet të forcohet dhe përkrahet.

“Gjithçka e mirëseardhur nga BE është siguri për ne. Mendoj që BE e praktikon këtë veprim për mbështetje të përgjithshme nga e cila del ndihmë e një këndvështrimi më të gjërë. Mendoj se secila nga ndihma që ofrohet nga ata janë në të mirën tonë dhe kjo nuk nënkupton pasiguri për ne, përkundrazi është siguri. Edhe kështu shteti ynë është në fillim bashkëbisedimi me BE-në dhe në këtë kontekst ajo ka të drejtë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje”, tha për Portalb.mk, njohësi i çështjeve të euro-integrimeve, Petar Arsovski.

Ndihmat janë nevojë për shtetin e Maqedonisë dhe shpresë për qytetarët e saj. Sipas Arsovskit, dhe kjo mbështetje nuk duhet të vijë vetëm nga shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe shtet e tjera në botë.

Nga ana tjetër epidemia e koronavirusit ka bërë që shumë kompani dhe institucione shtetërore, të transferojnë punonëtorët e tyre në punë në distancë. Kjo është mënyra më e sigurt për të parandaluar përhapjen e virusit, por kërkon disa përpjekje për ta mbajtur kompaninë dhe institucionin të funksionojë si më parë.

Ekonomisti Gadaf Rexhepi thotë se Maqedonia ka stabilitet makro-ekonomin dhe treg bankar të qëndrueshëm.

“Ajo çka ështe lehtësuese në këtë krizë apo më mirë thënë ‘shok ekonomik’ është fakti që buron nga faktorë jo-ekonomik që në esencë do të thotë shumë. Shoket ekonomike nëse nuk përcjelljen me kriza financiare dhe me destabilitet makro-ekonomik shumë shpejt pas largimit të ndikimit negativ të faktorit-jo-ekonomik (në rastin tonë virusi Kovid-19) ka gjasa të mëdha të stabilizohet dhe të vazhdon me rritje. Për momentin ne kemi një stabilitet shum të mirë makro-ekonomik dhe treg bankar shumë stabël por për të vazhduar të jetë ashtu si dhe për te eleminuar efektin social që ka kjo krizë ndihmat por dhe kreditë janë jetike për të dalur nga kjo krizë. Personalisht më vjenë shumë mirë që Bashkimi Evropian edhe pse pak ndoshta me vonesë, por sigurt, ka filluar të ndikon pozitivisht në menjanimin e efekteve negative ekonomike si rezultat i kësaj pandemie si dhe gjithsesi më e rëndësishmja në këtë momente luftën kundër këtij virusi”, tha profesori universitar, Gadaf Rexhepi, për Portalb.mk.

Autoritetet e vendit, për t’u dal në mbrojtje institucioneve shtetërore dhe kompanive private, si dhe qytetarëve, kanë marrë masa preventive, që të mos shkaktohen humbje të mëdha. Ndihmat për Maqedoninë, sipas autoriteteve janë të mirëseardhur, jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj, por edhe vendet e tjera. Ditëve të fundit ndihma në Maqedoninë e Veriut kanë ardhë jo vetëm nga BE, por edhe nga Kina, Turqia, etj, dhe kjo jep siguri për vendin dhe banorët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button