5 veprime të çuditshme që xhinset ‘t’i fshehin’ kilet, si mund të duken më të ngushta

Çfarë nuk ke bërë që xhinset të të rrinë mirë, pas trupit, pa rrudha, por ka edhe gjëra më ekstreme që bëjnë njerëzit për të arritur këtë gjë. Ja disa prej tyre, transmeton Class.

I ziejnë si makarona

Metoda e rekomanduar është të nxehni një tenxhere të madhe me ujë deri sa uji të nxjerrë fluska, t’i hedhësh kripë dhe pastaj të zhysësh xhinset e liruara. Lëri 20–30 minuta, kulloji dhe thaji me ajër të nxehtë.

Bëjnë banjë, bashkë me xhinset e veshura

Pyetje: je më shumë apo më pak ekstreme sesa kaq? Gjithsesi, është një proces i ngjashëm me atë më sipër, vetëm që duhet të futesh bashkë me xhinset në një vaskë me ujë të nxehtë sa mund ta durosh, të presësh sa të ftohet, pastaj të presësh sa copa të thahet. Duket si një metodë kundër ndonjë sëmundjeje, por nuk është aspak çmenduri krahasuar me shumën që ke harxhuar për xhinset e blera në Paris.

I lajnë në procesin e ndaluar

Edhe nëse nuk je eksperte e larjes me lavatriçe, e di që cikli me ujë të nxehtë është i ndaluar. Nëse opsionet e kusisë që zien dhe regjja në vaskë nuk të përputhen me shijet, mund të lësh lavatriçen të merret me ngushtimin e xhinseve duke e graduar në temperaturën më të lartë. Kjo funksionon më mirë në xhinset me përqindje më të lartë pambuku, pa zbutës.

Eksperimentojnë

E zëmë se ke mesin e Aurela Hoxhës dhe vithet e Nicki Minaj, si t’ia dalësh që në mënyrë selective t’i zgjerosh dhe t’i ngushtosh xhinset në shtëpi? Përziej 3/4 filxhan ujë të nxehtë dhe 1/4 zbutës, hidhe përzierjen në një shishe me kapak sprucues dhe tunde për ta përzierë. Spërkat pjesën që do ta ngushtosh me këtë përzierje dhe thaji me një pajisje të graduar në temperaturën më të lartë të mundshme.

U bëjnë operacion të fshehtë

“Mos u shqetësoni. Jam doktoreshë”, thuaju ndërsa praktikon gërshërët. Nëse jeni më shumë me filozofinë “të dalë ku të dalë” për gjërat sesa “oooo xhinset e mia të dashuuura”, kur janë shumë të ngushta te pjesa e mesit, jepi një prerje pingule mesit që ta lirosh. Dhe shtoju pak copë nëse nuk mendon që mesi yt ka nevojë për ajrosje. Nëse do t’i ngushtosh në mes, vendos një shirit llastiku në pjesën e brendshme duke e tërhequr dhe duke e qepur me makinë në formë zigzage nga qendra në skaj, në të dyja anët. Kur të mblidhet do të tërheqë edhe xhinset.

I çojnë te rrobaqepësja

Apooo, e dinit këtë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button