RMV, Policia ka identifikuar 18 qytetarë që vallëzuan në kohën e orës policore

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se ka arritur të identifikon 18 qytetarë që kanë marrë pjesë në shkeljen e orës policore gjatë një vallëzimi në Gjevgjeli, transmeton Portalb.mk.

“MPB-ja, shërbimet përgjegjëse gjatë ditës kanë realizuar bisedë me 8 qytetarë prej 18 qytetarëve të identifikuar që kanë marrë pjesë në ngjarje”, njoftojnë nga MPB-ja.

Policia njoftoi se janë duke ndjekur procedurat për realizimin e bisedave edhe për dhjetë qytetarët tjerë.

MPB-ja premtoi se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj të gjithëve do të merren masa në koordinim me Prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli.

Ndryshe, në rrjetet sociale në fundjavë u shpërnda një video se si një grup i qytetarëve luanin valle popullore, përkundër asaj se masat qeveritare kundër virusit korona, dhe nenin 206 nga Kodi Penal e dënon mosrepsktimin e masave të qeverisë në kohë të epidemisë.

Në videon tashmë të publikuar në Youtube, vërehen dhjetëra qytetarë duke vallëzuar valle popullore.

“Çka do të bën policia këtu?! Kot do të jetë. Nuk ju lejohet”, dëgjohet një qytetarë duke thënë në video.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria themelore publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal.

LEXO: Dënim për 14 tetovarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë kundër virusir korona, propozoi Prokuroria
LEXO: Prokuroria kërkon dënim me nga 2.000 euro për 25 persona nga Shkupi
LEXO: 1,019 dënime brenda muajit në RMV për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, ka propozuar Prokuroria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button