Filloi punën laboratori i ri për testimin e virusit korona në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut prej sot do të marrë rezultatet të testimit për virusin korona edhe nga laboratori i vendosur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Laboratori i ri do t’i shpërndan rezultatet në mbrëmje, për mostrat që do të merren deri në mesditë.

Kapaciteti i këtij laboratori do të jetë për 100 teste në ditë.

Përndryshe, ministri Venko Filipçe premtoi më 13 prill se dy laboratorë shtesë do të vihen në funksion këtë javë, në ASHAM dhe Institutin e mjekësisë Ligjore. Në atë mënyrë, shtoi ai, do të shmanget pritja e gjatë e rezultateve, pasi laboratori në Institutin e shëndetit publik është i mbingarkuar. Pasi të riorganizohet puna e këtyre dy laboratorëve, Filipçe pret që rezultatet të merren brenda 24 orësh, ndërsa kapaciteti do të jetë përpunimi i 50 deri në 100 teste.

Në 24 orë e fundit janë bërë 207 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 201, Fakultetit të Veterinarisë – 0, Avicena – 0, Biotek – 0 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 6, Sistina – 0. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 12340 testime.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar  7 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1225 persona ndërsa raste aktive janë 952. Janë shëruar 244 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 55.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button