Nga gjithsej 59 të infektuar në rajonin e pollogut, 24 janë nga Komuna e Bogovinës

Në Tetovë me rrethinë numri i të infektuarve nga virusi korona ka arritur në 59, Komuna e Bogovinës vazhdon të jetë një ndër më të rrezikuarat marrë parasysh numrin e banorëve të kësaj komune. Masat e veçanta për Tetovën kanë pësuar ndryshime dhe do të vlejnë prej nesër, shkruan Portalb.mk.

Nga gjithsej 7 të infektuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, 3 prej tyre janë nga Tetova me rrethinë, kështu numri i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 59.

Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 21 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovines 24 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 5
-Komuna e Bërvenicës 4 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
– Komuna Zhelinës 2 të infektuar

Në periudhën prej ora 07.00 të datë 20.04.2020, deri ora 07.00 të datës 21.04.2020, në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 8 persona nga Tetova,  nuk e kanë respektuar vendimin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ku ndaj të gjithëve do të pasojnë edhe parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal, për ,,Mos-veprim sipas rregullave shëndetësore, gjatë kohës së epidemisë”.

Në Komunën e Tetovës në izolim me vendim janë gjithsej 204 persona kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit aktualisht gjendej gjithsej 62 persona.

Masat e veçanta për Tetovën

Masa e cila ndalon transportin e organizuar në Komunën e Tetovës ka hyrë sot në fuqi dhe po ndiqet me vëmendje nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), në Tetovë.

Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave ka pësuar ndryshim për shkak të ankesës nga Komuna e Tetovës që kjo masë të vleje vetëm për objektet e mbyllura, nga kjo komunë sot njoftuan se kërkesa e tyre është pranuar nga komisioni për sëmundje infektive dhe e njëjta pritet të votohet nga Qeveria e RMV-së.

Shtabi i Krizës së Komunës së Tetovës po ashtu kërkoi nga qeveria që me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit ora policore të fillojë nga ora 19:00, me qëllim që qytetarët të kenë më shumë kohë për të realizuar obligimet e tyre ditore, duke evituar kështu grumbullimet dhe radhët përpara maketeve dhe shitoreve.

Pas vendimit të fundit qeverisë, Bankat nga ky muaj do të fillojnë të bëjnë pagesën e pensioneve në ditë të ndryshme, sipas kategorizimit në bazë të lartësisë së pensioneve, që do të reduktojë dukshëm radhët e pritjes së pensionistëve përpara hapësirave dhe sporteleve bankare.
-Shërbimet komunale kanë vazhduar me intensitet të lartë dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës: Bozofcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Lisec, Gajre dhe Rasadisht.

Ndryshe, nga Komuna e Tetovës apelojnë që qytetarët të respektojnë në maksimum masën preventive të distancës sociale, për shkak se siç thonë ata kjo masë ka rezultuar si një ndër më efektivet kundër përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button