Gebreisus: Asgjë nuk është fshehur nga asnjë vend -anëtar i OBSH-së

Ekspertët amerikan janë pjesë e rëndësishme e luftës  së Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundër Kovid-19 dhe nga fillimi i epidemisë asgjë nuk është fshehur nga cilido shtet, pohoi OBSH.

Në OBSH nga janari i këtij viti ka rreth 15 ekspertë të Qendrës amerikane për kontroll  të sëmundjeve (CDC) të sistemuar në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që kemi personel amerikan nga CDC do të thotë se asgjë nuk është fshehur nga SHBA-ja prej ditës së parë”, theksoi  drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ad’hanom Gebreisus, transmeton REL.

Ai shtoi se  ndarja mes njerëzve dhe partive politike e nxisin pandeminë.

OBSH porositi 30 milion teste diagnostifikuese  për katër muajt e ardhshëm  dhe do të dërgojë 180 milion maska kirurgjike në muajt prill dhe maj, potencoi Gebreisus.

Ai shtoi se tani ka  më shumë se 600 spitale të gatshme të pranojnë  pacientë në korrniza të të ashtuquajturës  testimit solidar të ilaçeve kundër koronavirusit të ri.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp më 15 prill urdhëroi të ndërpritet  financimi amerikan i OBSH-së, sepse nuk është i kënaqur nga puna e kësaj organizate gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai vlerësoi se OBSH  nuk e ka plotësuar  detyrën e saj themelore dhe se për atë duhet të japë llogari.

Tramp e akuzoi OBSH-në se ka promovuar “dezinformata kineze”, për koronavirusin e ri, që sipas tij,  ka ardhur deri te  epidemia më e madhe.

SHBA është donatori më i madh në OBSH. Vitin  e kaluar ky shtet në OBSH ka dhënë më shumë se 400 milion dollarë, që është rreth 15 për qind e buxhetit të saj, i cili arrin rreth 4,5 miliard dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button