Merkel kërkoi nga Kina transparencë të plotë për koronavirusin e ri

Kancelarja gjermane Angela Mekel u ka kërkuar autoriteteve kineze transparencë të plotë në lidhje me origjinën e koronavirusit, transmeton OraNews.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme ajo shprehet se sa më shumë që qeveria kineze të tregojë transparencë, aq më mirë do të ishte dhe për globin.

Prej disa javësh, ShBA dhe shumë shtete të tjera perëndimore akuzojnë Kinën për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Laboratori i tipit P-4 në Wuhan mbetet dhe shënjestra numër një e mediave në ShBA të cilët e konsiderojnë si origjina e koronavirusit të ri.

Edhe Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur dyshimet e tij për strategjinë e ndjekur nga Kina që prej fillimit të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button