Një koncert i jashtëzakonshëm nga shtëpia, yjet e famshëm mblodhën 127 milionë dollar për OBSH-në

Disa prej yjeve të famshëm botërorë kanë ndihmuar në mbledhjen e 128 milionë dollarëve për Organizatën Botërore të Shëndetit, për ta ndihmuar në luftën me koronavirusin. Yjet u bënë bashkë në një koncert që u transmetua globalisht, njofton revista Class.

Këngëtarë të famshëm si: Lady Gaga, Stevie Wonder dhe Rolling Stones kanë performuar në koncertin që zgjati 8 orë, të quajtur “One World: Together At Home.”

Eventi u organizua nga Global Citizen, që bëri me dije sot në Twitter se shuma e donacioneve ka arritur në 127.9 milionë dollar, që do t’i shtohen Fondit të Solidaritetit, të OBSH-së:

“127.9 milionë dollar për luftën ndaj COVID-19. Kjo është fuqia dhe imapakti i One World: #TogetherAtHome.”

Koncerti u nda në dy pjesë, 6 orë një para-show dhe 2 orët kryesore u prezantuan nga Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button