Qyteti tjetër i Maqedonisë së Veriut që po regjistron më shumë të shëruar se të infektuar

Përveç Dibrës që po jep rezultate të mira në këto dy javë, tashmë edhe qyteti i Shtipit është ai qyteti i Maqedonisë së Veriut që në statistikat e fundit shënoi më shumë te shëruar se të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Në qytetin e Shtipit, sipas Qendrës për shëndet publik, në ditën e fundit pati katër pacientë të shëruar, derisa nuk ka rezultuar asnjë pacient i ri i infektuar me virusin korona.

Deri më tani në Shtip janë gjithsej 7 të shëruar, ndërsa 32 qytetarë gjithsej deri më tani kanë qenë të infektuar.

Përveç këtyre 7 pacientëve të shëruar, pritet të dalin negativ edhe rezultatet e testimit të dytë edhe për 4 pacientët e infektuar.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona, raste aktive janë 957, numri i të shëruarve është 164, ndërsa i të vdekurve 49. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 11556 testime.

Në Dibër deri më tani ka gjithsej 51 të infektuar, prej  të cilëve 31 janë të shëruar tashmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button