Komuna e Debërcës në hall të madhe me deponitë e paligjshme

Pas rregullimit të deponisë së paligjshme në lokalitetin “Caro Pole”, fshati Novo Selo, shërbimet e Komunës së Debërcës filluan pastrimin dhe rregullimin e një deponie tjetër më të madhe në komunë, e cila ndodhet afër ndërtesës shpërndarëse në lumin Sateska, në hyrje të fshatit Volino, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Hapësira që ishte një pamje e shëmtuar dhe mbi të cilën ishin depozituar sasi të mëdha mbeturinash ndërtimi, mbeturinash komunale dhe inerte, më parë disa herë u pastrua nga shërbimet komunale të Debërcës.

Komuna është e vendosur që kundër të gjithë atyre që do të gjenden duke e degraduar hapësirën e pastruar, do të merren sanksione të parashikuara me ligj. Kjo vlen jo vetëm për banorët e komunës së tyre, por edhe për banorët e fshatrave fqinje Livada, Koroshishta, Xhepin dhe nga komuna e Strugës, të cilët shpesh i hedhin në mënyrë të paligjshme mbeturinat në këtë hapësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button