Spanjë, mbi 20 mijë të vdekur nga COVID-19

Me 565 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në mbi 20 mijë numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka njoftuar se me 565 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 20.043 numri i vdekjeve ndërsa me 3.658 raste ka arritur në 191.726 numri i rasteve.

Ndërkohë numri i personave që kanë mposhtur virusin me 1.699 raste në 24 orët e fundit është rritur në 74.662.

– Të dhënat e ministrisë në kontradiktë me ato të administratave autonome

Edhe sot kanë vazhduar ndryshimet e të dhënave mes Ministrisë spanjolle të Shëdetësisë dhe të dhënave nga administratat autonome.

Sipas ministrisë, numri i të vdekurve në administratën autonome të Madridit që është më e prekura nga virusi, me 125 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 7.132 të vdekur ndërsa numri i rasteve në 8.597.

Ndërkohë që kreu i administratës autonome të Madridit, Ignacio Aguado ka mbrojtur idenë e tij se numri i vërtetë i vdekjeve është mbi 10 mijë.

Në të njëjtën mënyrë edhe qeveria autonome e Katalonjës ka njoftuar shifra më të larta të vdekjeve dhe të rasteve nga ato të njoftuara nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

– “Virusi mund të rikthehet në dimër”

Ndërkohë, Fernando Simon, drejtori i Qendrës së shërbimeve emergjente shëndetësore dhe të koordinimit paralajmërues të Ministrisë së Shëndetësisë që udhëheq punimet lidhur me COVID-19 në sektorin shëndetësor, në një deklaratë për media ka deklaruar se “është një mundësi shumë e vogël” nëse do të përfundojë apo jo plotësisht pandemia në Spanjë pa u gjetur vaksina.

“Është shumë vështirë të mendojmë se mund ta eliminojmë virusin. Me shumë mundësi ai do të rishfaqet sërish në dimër”, tha Simon.

– Sektori i argëtimit dhe shërbimeve nuk parashikohet që të hapen para fundvitit

Disa ministra në Spanjë dhe krerë të qeverive autonome në deklaratat e tyre për media kanë thënë se për shkak të COVID-19 kryesisht sektori i turizmit, kulturës dhe i argëtimit nuk pritet të aktivizohen deri në fund të vitit.

Ministrja e punës dhe ekonomisë sociale, Yolanda Diaz tha se po punojnë mbi një plan prej dy fazazh për rikthim në normalitet të botës së biznesit dhe se në fillim do të garantohet rikthimi në punë i sektorit të prodhimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button