Peru, arriti në 300 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në shtetin e Amerikës Jugore, Peru ka arritur në 300 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 26 vdekje të reja duke e rritur në 300 numrin e vdekjeve nga COVID-19 ndërsa me 998 raste të reja është rritur në 13.489 numri i rasteve.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 6.541.

Rasti i parë i COVID-19 në Peru u shënua më 6 mars ndërsa rasti i parë i vdekjes lidhur me koronavirusin më 20 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button