E quajti të birin “Gjenital”, por pendohet dhe ia ndryshoi emrin pas një viti

Amy Schumer ka zbuluar se i ka ndryshuar zyrtarisht emrin djalit të saj Gene Attell, pasi kuptoi që tingëllonte si “Gjenital”, transmeton Koha.net.

Aktorja e humorit solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Chris Fisher, më 5 maj të vitit 2019, dhe vendosi të quajte atë Gene Attell Fisher, një emër i vendosur në nder të aktorit të ndjerë Gene Wilder.

Por, pas thuajse një viti ajo ka vendosur t’ja ndryshojë emrin, duke e quajtur Gene David Fisher, pasi tingëllonte një emër i turpshëm.

“A e dini se, emri i foshnjës sonë është ndryshuar zyrtarisht? Tani është Gene David Fischer. Ishte Gene Attell Fischer, por kuptuam që ne, rastësisht, e emëruam djalin tonë ‘Gjenital’”, është shprehur aktorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button