Kovid-19: Islanda bëri testim masiv, 42 për qind e rasteve pozitive pa simptome

Islanda bëri testim për virusin korona te 10 për qind e popullatës së saj, ndërsa ky vend i vogël prej 364.000 banorëve, filloi me testim një muaj para se të konfirmohej pacienti i parë në atë territor, transmetoi Hina.

Studimi i publikuar këtë javë në revistën amerikane shkencore „New England Journal of Medicine“ nga shkencëtarët islandezë dhe kompania lokale Dekod Gjenetiks (deCODE Genetics), ndihmëse e “Amgen” amerikane, i tregoi rezultatet e testimit, të filluar më 31 janar, para se sëmundja e shkaktuar nga virusi korona ta kishte marrë emrin Kovid-19 dhe më shumë se një muaj para se të shpallej pandemia, njofton MIA.

Me programin janë realizuar dy fushata të testimit. Me njërën, janë përfshirë persona me simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga virusi korona dhe persona të cilët ishin kthyer nga vendet më të rrezikuara ose të cilët kishin kontakt me të infektuarit. Ato testime kishin treguar se 13,3 për qind e mbi 9000 personave të testuar ishin të infektuar.

Fushata e dytë, e filluar nga Dekod Gjenetiks më 13 mars për pjesën tjetër të popullatës, janë testuar islandezë pa simptoma ose me simptoma të lehta të cilët nuk ishin në izolim. Te kjo popullatë përqindja e rasteve pozitive lëviz mes 0,6 dhe 0,8 për qind.

Studimi zbuloi se madje 43 për qind e njerëzve të cilët ishin pozitiv në testin nuk kishin kurrfarë simptoma ose nuk kishin pasur në momentin e testimit.

Analizat tregojnë se, në fillim, sëmundjen e kishin sjellë islandezët të cilët ishin kthyer nga Italia dhe Austria. Pastaj, udhëtarë nga Britannia e Madhe, para se ai vend të ishte shpallur si i rrezikshëm, që domethënë se virusi kishte qarkulluar në mesin e britanikëve prej më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button