Momente kur policia në Tiranë arrestoi të dyshuarin për vrasje (VIDEO)

Efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë arrestuan pak orë pas mesditës së sotme Ilir Selmanin, i dyshuar për ekzekutimin e Santjago Malkos në gusht të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Malko njihej si person i afërt i Ervis Martinajt.

Selmanit iu kap një pistoletë me fishek në fole, pasi ishte vëzhguar prej disa kohësh nga policia.

Këta të fundit kanë ndërhyrë në një moment që e kanë vlerësuar si të volitshëm duke kryer arrestimin e shpejt të tij.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar ekskluzivisht për abcnews.al pamjet e arrestimit të Selmanit në rrugë ku duken dy efektivë të policisë që prangosin të shumë kërkuarin.

Selmani dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Santjago Malkos duke drejtuar njërën prej makinave që bënë ndjekjen e tij, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjesëtar i Klanit Duka sipas prokurorisë.

Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton duke iu referuar dosjes së prokurorisë së Malko po ndiqej prej ditësh nga klani Duka për t’u ekzekutuar, por ata nuk kanë qëlluar pasi lëvizte me makinë të blinduar.

Malko ka qenë ditën e ekzekutimit në spitalin Pediatrik ku dërgoi djalin e sëmurë duke lëvizur me një makine normale dhe jo të blinduar. Ky ka qenë momenti kur ata kanë ndërhyrë duke qëlluar me një breshëri të gjatë ndaj tij duke i shkaktuar vdekjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button