Shekerinska: Edhe armatat tjera të NATO-s luftojnë me pandeminë me të njëjtat masa si tonat (VIDEO)

“Më gëzon fakti që pash se përgjigja e armatave aleate për përballje me pandeminë në spektrin e gjerë të aktiviteteve është thuajse identik me mënyrën në të cilën e kemi angazhuar armatën tonë për mbështetje të autoriteteve civile”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila sot informoi për mbledhjen e djeshme të ministrave të Mbrojtjes në NATO, e para në të cilën ajo mori pjesë si ministre e vendit aleat, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Aleatët dje diskutuan për atë se si vendet anëtare të NATO-s të përballen me pandeminë, në cilën mënyrë NATO i ndihmon në atë operacion dhe çfarë mundet Aleanca të ndërmarrë që më shumë t’u ndihmojë autoriteteve civile.

Shekerinska tregoi se çfarë ka bërë deri më tani Armata dhe ushtritë tjera aleate, secila në vendin e vet.

“Fillimisht ndihmë në kontrollimin e kufijve, duke vendosur dhe ruajtur pika kontrollues të hyrjes dhe daljes në disa qytete ose komuna dhe sigurim i infrastrukturës kritike dhe objekteve vitale, vendosjes së spitaleve polake si ne që e vendosën në afërsi të Klinikës Infektive dhe shfrytëzim të kapaciteteve mjekësore ushtarake në mbështetje të kapaciteteve civile shëndetësore. Sigurim të ekipeve specializuese për mbrojtje biologjike dhe kimike për kryerjen e dezinfektimeve, sigurim të shërbimeve inxhinerike dhe ndërtimore, ashtu siç ekipet tona e bënë në Klinikën Universitare dhe Klinikën Infektive”, theksoi ministrja, e cila paralajmëroi se prej sot ushtria do të jetë më e pranishme në komunat të cilat kanë kërkuar ndihmë.

Armata do të ketë rritje të pranisë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir, Prilep, Veles, Kavadar dhe Rosoman.

Në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes, Shekerinska i ka falënderuar për ndihmat aleatët e vendit tonë në krizën kundër virusit korona, gjegjësisht, ShBA-së, Turqisë, Norvegjisë, Holandës, Sllovenisë, Hungarisë, Britanisë së Madhe, Çekisë dhe Bullgarisë.

Këtë e theksoi edhe dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg i cili tha se këto shembuj të bashkëpunimit janë edhe mënyra më e mirë për përballje me fushatën e dezinformatave lidhur me pandeminë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button