RMV, për tre muaj e gjysmë, është zgjatur afati i pagesës së qirasë për tokë bujqësore shtetërore për vitin 2019

Qeveria miratoi Dekret për zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë shtetërore për tokën bujqësore shtetërore për vitin 2019 deri më 12 nëntor 2020, gjegjësisht afati është shtyrë për tre muaj e gjysmë. Përfundimi i njëanshëm i kontratave për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për shkak të qirasë së shtetit të papaguar nuk do të kryhet deri në të njëjtin afat.

Qëllimi është t’ju mundësohet fermerëve që së pari të sigurojnë të ardhura nga shitjet dhe më pas ta paguajnë qiranë për tokën bujqësore në pronësi të shtetit, theksoi ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski në konference e sotme për shtyp.

Ai theksoi se pezullohen edhe afatet për të gjitha thirrjet publike, për paraqitjen e projekteve dhe për zbatimin e investimeve të programeve nacionale dhe programit IPARD 2, si pjesë e masave të marra nga Qeveria me qëllim të zbutjes së pasojave të pandemisë mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural.

“Për shkak të pandemisë, këtë vit eksporti i qengjave po zhvillohet me intensitet të zvogëluar. Për t’i mbuluar humbjet e mbikëqyrësve të deleve, ne jemi duke e rritur mbështetjen totale financiare për qengjat femra në 2.500 denarë për kokë”, tha Dimkovski.

Ai vuri në dukje se për shkak të dinamikës së zvogëluar të kontraktimit të kontratave për prodhimin dhe blerjen e duhanit për korrjen e vitit 2020 në muajin mars, afati për kontraktimin e kontratave, të lidhura nga prodhuesit e duhanit, me blerës të regjistruar të duhanit, shtyhet deri më 30 prill.

“Fermerët të cilët janë të vetëpunësuar dhe janë regjistruar në bazë të ligjit për shoqëritë tregtare do ta kenë mundësinë të përdorin një pjesë të paketës ekonomike të masave si mbështetje financiare prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj”, deklaroi Dimkovski.

Ministri i Bujqësisë deklaroi se në kushte të qasjes së kufizuar në tregjet dhe kufizimeve të lëvizjes, gjithnjë e më shumë fermerë kanë filluar t’i shesin produktet e tyre onlajn në internet.

“Unë u bëj thirrje fermerëve që ta përdorin platformën “furnizim dhe kërkesë” të prezantuar nga Ministria e Bujqësisë, përmes së cilës ata mund t’i ofrojnë produktet e tyre”, theksoi Dimkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button