Shëndeti mendor, më i dëmtuari nga Covid 19

Koronavirusi prek shëndetin fizik të të infektuarve, por dhe shëndetin mendor të të gjithëve. Megjithatë, mjekja psikiatre Anila Hashorva, në një intervistë për Rtv Ora, shprehet se efektet e plota do të shfaqen, pasi pandemia të përfundojë.

Ditët e pazakonta në të cilat po jetojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë dëmtuar shëndetin mendor e të gjithëve, por efektet e vërteta, do të shihen pasi kjo situatë, të përfundojë.

Në një intervistë për RTV Ora, mjekja psikiatre Anila Hashorva, shprehet se koronavirusi ka shtuar numrin e atyre që shfaqin probleme të shëndetit mendor, dhe ka komplikuar gjendjen e pacientëve që kuroheshin më herët.

Anila Hashorva: Ka disa situata që bëhen të vështira në kushte normale për njerëzit dhe pacientët tanë që kanë vuajtur më përpara nga probleme të shëndetit mendor do ta kenë akoma dhe më të vështirë. Çrregullimi i ankthit apo simptomat e ankthit do të jenë tashmë më shpesh të gjendura. Ndërsa çrregullime më madhore dhe simptoma më të rënda do të duan kohë të zhvillohen dhe mund ti kemi nesër ndoshta.

Psikiatrja përmend disa nga çrregullimet, nga të cila do të preken grupmosha të ndryshme.

Anila Hashorva: Çrregullimi obsesiv kompulsiv, pacientët që vuajnë nga ky çrregullim obsesiv janë pacientët që kanë nevojë të lajnë dhe pastrojnë çdo gjë në mëntyrë të vazhdueshme dhe kjo ndodh në mënyrë patologjike. Ne e vendosim diagnozën dhe e trajtojmë këtë pacient.Ndërkohë tashmë gjithë popullatës po i ‘kërkojmë’ të bëhet nga pak obsesiv, të pastrojnë dhe higjeinizojnë çdo gjë që kanë përpara. Ata që kanë profil të personalitetit obsesiv mund të shtuhen më tutje dhe ta bëjnë çrregullim obsesiv kompulsiv këtë situatë që jemi. Mund të shtohen hipokondritë.Një pjesë e pacientëve mund të zhvillojnë paranojë.

Të shumtë do të jenë ata që pandeminë do ta kalojnë përmes mekanizmave të shëndetshëm që prodhon organizmi i tyre, por do të ketë të tjerë, që do të përdorin ato të pashëndetshmet, si alkooli apo droga.

Në të gjitha rastet, psikiatrja sugjeron që lidhjet emocionale me njëri- tjetrin të forcohen, ashtu si dhe konsultimi me specialistë të fushës së shëndetit mendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button