Artistë vendosënn pantofla në sheshin “Maqedonia” për t’u dërguar qytetarëve porosi që të qëndrojnë në shtëpi

Instalim të pantoflave në kuadër të aksionit artistik “Qëndroni në shtëpi” është vendosur në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Disa autorë kanë punuar në etapa dhe ndaras në instalimin, i cili është vendosur që t’i porosisin qytetarët se këtë periudhë duhet që të qëndrojnë në shtëpi, njofton Portalb.mk.

“Aksioni artistik “Qëndroni në shtëpi” është që t’u ndihmojnë qytetarëve që të këmbëngulim në izolim dhe t’i reduktojnë lëvizjen në minimum në këto momente kur izolimi ndoshta është mjeti më efikas për luftë kundër epidemisë. Për paraqitjen e këtyre intervenimeve i kemi zgjedhur pantoflat të cilat paraqesin sinonim për të qëndruar në shtëpi, por edhe si pjesë e pandashme nga “moda shtëpiake” gjatë kohës së izolimit”, sqarojnë autorët e instalimit.

Me këtë aksion, por edhe me aksionin paraprak “Mbani distancë”, këto artistë dëshirojnë që t’i inkurajojnë qytetarët që të qëndrojnë në luftën me virusin korona, por edhe që të tregojnë se arti dhe kultura edhe në këto momente të rënda janë me qytetarët.

“Të gjithë patjetër duhet që të jemi të bashkuar që ta kthejmë jetën në normalitet. Ashtu si edhe paraprakisht edhe këtë aksion ua kemi kushtuar punëtorëve shëndetësor të cilët çdo ditë flijohen për një të nesërme më të mirë për të gjithë ne”, thonë autorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button