Pendarovski të punësuarve në Infektiv: Mbahuni me përgjegjësi dhe profesionalitet në këtë luftë, të gjithë jemi me ju

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nëpërmjet video-lidhjes ka realizuar bisedë me drejtoreshën dhe një pjesë e të punësuarve mjekësorë në Klinikën Infektive të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Presidenti u informua për gjendjen momentale në Klinikën Infektive, për numrin e pacientëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore, por edhe për kapacitetet akomoduese në këtë institucion dhe për personelin mjekësor të disponuar.

“Motivimi juaj, përkushtimi dhe para se gjithash, profesionaliteti me të cilin çdo ditë i kryeni obligimet e juaja në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga KOBID-19, te unë dhe besoj te të gjithë qytetarët ka ngjallur ndjenja të sigurisë dhe qetësisë. Ju inkurajoj që të vazhdoni me të njëjtin ritëm dhe të kujdeseni për pacientët dhe në numër sa më të madh të shëndoshi t’i dërgoni te të afërmit e tyre. Qëndroni në këtë luftë, të gjithë jemi me ju”, i porositi Pendarovski.

Të punësuarit e Klinikës Infektive e njoftuan presidentin me rreziqet e larta të cilat i bartë kjo punë dhe pajisjet e disponuara për mjekët dhe personelin mjekësor teknik, por edhe nevojën e angazhimit të tyre Ata kanë theksuar se kanë mjete të mjaftueshme dhe se Klinika e tyre vazhdimisht furnizohet, ndërkaq tërë personeli është i angazhuar maksimalisht, duke i zbatuar të gjitha masat dhe ashpër duke i respektuar rekomandimet e OBSh-së. Presidenti Pendarovski u dha mirënjohje në luftën me virusin e rrezikshëm pasi që ata janë në linjën e parë të mbrojtjes, ndaj të cilës të punësuarit në Klinikën Infektive thanë se janë të vetëdijshëm për rrezikun, i cili është pjesë e profesionit të tyre dhe siguruan se të gjithë bashkë do të përballemi me këtë, pasi që në kohë është reaguar.

Presidenti me bashkëfolësit diskutuan edhe sfidat personale të personelit mjekësor, për lodhjen psiko-fizike, për trysninë që e shkakton ekspozimi në rrezik të lartë, por edhe për mbështetjen nga më të afërmit e tyre, dhe mënyrën e funksionimit të familjeve të tyre. Ai i porositi ta ruajnë veten dhe të kujdesen për pacientët, për shëndetin e qytetarëve. Presidenti gjatë kohës së bisedës ka shprehur falënderim për kontributin, përkushtimin, guximin dhe kryerjen e detyrës pa rezervë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button