Çanta në karantinë, letër nga një mësuese në gjimnaz

Një nga aksesorët më të rëndësishëm për femrat, por jo vetëm (po përdoren gjërësisht dhe nga meshkujt), ku gjen gjithçka dhe gjithmonë mungon një gjë,tani në karantinë e ka humbur si duket funksionin e saj duke mos qënë në qendër të vëmendjes.

Me anë të çantës ne marrim vesh shumë gjëra për një person.

– Punën që bën– nëse punon me shkresa të duhet një në formë dosjeje që kushdo që e sheh e kupton se punon në një zyrë. (një mendim i përgjithshëm ky), një çantë pak më e madhe se ato që përdorin zakonisht gratë, mjeke pak më të vogël se mësueset, profesione të tjera dhe mund të marrin një çantë shpine.

-Gjendjen ekonomike- po, dhe gjendjen ekonomike mund ta tregojë çanta (jo gjithmonë, sepse ka nga ato që mund ta blejnë një çantë shumë të shtrenjtë sa për të shitur mend,vetëm të duken moderne). Çanta e shtrenjtë, markë, njihet menjëherë. Ajo është lëkurë, është zakonisht shumë funksionale, rri bukur si në sup ashtu dhe në dorë. Ndërkohë që një çantë e lire nuk i ka këto.

– Llojin e stilit të personit– nëse je një tip klasik edhe kur shkon në një piknik do të kesh një çantë dore që nuk është aspak sportive. Dhe e kundërta nëse je një tip sportive, çanta jote e mbrëmjes do të ketë se s’bën diçka praktike.

-Nëse je një tip i organizuar apo jo– Kjo duket në momentin para se të hapësh çantën. Nëse dikush të kërkon diçka, nëse je një tip i rregullt me një lëvizje koke ia aprovon se e ke në çantë. E kundërta nëse je një tip që të pëlqen rrëmuja do të vërtetohet kjo gjë sapo ta hapësh atë dhe të të duhet pak kohë që ta gjesh.

.

-Shijen, guston në të veshur– Sado të mundohesh me zgjedhjen dhe kombinimin e rrobave, një çantë e gabuar e çon dëm gjithë mundin tuaj. Të marrësh në mëngjes çantën që nuk shkon aspak me veshjen do të ta prishë imazhin tënd, sepse dhe nuk ke si e fsheh, si në rastin e një pale vëthëve që shoqja të thotë nuk kombinojnë dhe i heq menjëherë, një bluze të cilën mund ta fshehësh me trikon, një pale geta të cilat i heq(ose rri pa to ose ke një palë rezervë në çantë), një shall të cilin e heq menjëherë, etj.

Pra kjo shoqëruese e jo na që tregon kaq shumë për ne, tani ndodhet në të njëjtin vend për më shumë se një muaj. Rri aty e heshtur dhe pret ditën kur do të bëhet “arma” jote. Të jetë kudo me ty. T’I pastrohet pluhur i  marrë këto kohë e të të jape ty atë që ti do prej saj.

.

Pra, COVID-19 ka ndikuar jo vetëm mbi njerëzit, por dhe mbi sendet. Shpresojmë që së shpejti të rinisim jetën aty ku e lamë. Së bashku do ia dalim!

Ps: Letër nga Elida Koxheri, për revistën Class.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button