Tetovë, janë kryer dy vepra penale gjatë orës policore

Dy vepra penale janë kryer dje gjatë orës policore në territorin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë, edhe atë sulm fizik si  dhe prishje të qetësisë publike permes lëshimit të muzikës së zëshme në gjendje të alkoolizuar, njofton Portalb.mk.

Një orës pas fillimit të orës policore një qytetar ka denoncuar sulm fizik në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë, personi që pretendohet të ishte dhunues është mbajtur në polici dhe më pas është liruar.

“Dje në orën 17:40, J.J. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka paraqitur se në afërsi të udhëkryqit të rrugëve “Kiro Ristevski-Dërnc” dhe “Gjorçe Petrov” në Tetovë u sulmua fizikisht nga 53 vjeçari D.V nga Bërvenica e Tetovës. I paraqituri D.V u privua  ga liria dhe u mbajt në Stacionin policor Tetovë”, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në rrugën 29 Nëntori në Tetovë tre persona në gjendje të alkoolizuar kanë lëshuar muzikë të zëshme, kështu kanë prishur qetësinë publike, pas ardhjes së policisë, ata kanë shfaqur sjellje jo të hijshme me autoritetet, kështu janë privuar nga liria.

“Është paraqitur se në rrugën ’29 Nëntori’ në Tetovë është prishur reni dhe qetësia publike me lëshim të muzikës së zëshme nga ana e 39-vjeçarit A.K dhe dy personave të tjerë. Që të tre, në gjendje të alkoolizuar, refuzuan të legjitimohen, ndërsa A.K  ka pasur sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë, për çka është privuar nga liria dhe është mbajtur në “Stacionin policor Tetovë”, theksoi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button