ShGM ka përgatitur doracak për raportim etik të zgjedhjeve në vend

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) ka përgatitur një “Doracak për raportimin etik të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut” në pritje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend. Autorë të doracakut janë Marina Tuneva, Mlladen Cadikovski, Naser Bislimi dhe Emilija Janevska, ndërsa redaktimi dhe rekomandimet janë nga Dragan Sekullovski, transmeton MO, përcjell Portalb.mk.

Publikimi i shtjellon gjerësisht standardet etike dhe rolin e rëndësinë e mediave gjatë zgjedhjeve. Një kapitull i veçantë i kushtohet parimeve etike për realizimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë. Doracaku i trajton edhe standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, ndërsa një pjesë e veçantë e botimit i kushtohet rregullave kombëtare për mbulimin e proceseve zgjedhore nga mediave të

ShGM në doracak e rithekson se ata, në parim,  janë kundër vendimit për reklamim të paguar politik në median private nga buxheti i shtetit.

“Marrja me qira e hapësirës mediatike është problematike sepse nuk ka kritere për blerjen e hapësirës. Kjo lë mundësinë që media të caktuara afër partive politike të favorizohen me fonde publike nga partitë politike që kanë fondet në dispozicionin e tyre”, thuhet në një nga rekomandimet e ShGM në fund të botimit.

ShGM thekson në doracak se partitë politike duhet të bien dakord të investojnë fondet e fushatës vetëm te anëtarët e Regjistrit Profesional të onlajn medias, sepse ata janë zotuar të respektojnë standardet profesionale të parashikuara në Kodin e etikës së gazetarëve.

Rekomandimet në doracak theksojnë se vërejtjet e përgjithshme dhe specifike të ShGM-së nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i RMV-së dhe nuk ishin pjesë e amendamenteve zyrtare të Kodit Zgjedhor të miratuar më 16 shkurt 2020.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button