Rakitiç porosi krerëve të Barcelonës: Nuk jam një thes me patate

Futbollisti i kombëtares së Kroacisë, njëherit edhe mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, reagoi ashpër në përpjekjen e klubit të tij për ta “hequr qafe” atë në fillim të vazhdimit të sezonit, duke thënë se nuk është një thes me patate, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për të përditshmen “Mundo Deportivo”, Rakitiç tha se klubi i tij dëshiron ta “heq qafe” dhe ndaj kësaj reagoi shumë ashpër.

“Unë nuk jam një thes me patate që mund të bëni gjithçka që dëshironi”, tha futbollisti kroat me përvojë, duke shtuar:

“Unë dua të jem aty ku më kërkojnë dhe më respektojnë. Nëse ky është vendi, do të isha i lumtur për këtë. Por, nëse do të ishte një vend tjetër, jam i vetmi që do të marrë atë vendim”.

Rakitiç zhvilloi 31 ndeshje për Barcelonën para se liga të anulohej për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button