ESB kërkon nga autoritetet që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur gratë viktima të dhunës në familje

Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, ESB, kërkon rekomandime urgjente për bashkëpunim, miratim të masave dhe koordinim midis institucioneve kompetente për të mbrojtur gratë që vuajnë dhunë në familje në kohë të krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Shoqata ka paraqitur rekomandime dhe kërkesa për veprim urgjent nga Qeveria dhe të gjitha ministritë e institucionet kompetente, njofton Portalb.mk.

Disa nga kërkesat janë: Qeveria në bashkëpunim me RTM të informojë qytetarët për nevojën për të raportuar raste të dhunës në familje, ndërsa në bashkëpunim me të gjithë operatorët mobilë që të jenë në gjendje të paraqesin mesazhe SMS për raportim të dhunës; ndërmarrjet që lëshojnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit, të përfshijnë në to informacione të shkurtra mbi mundësinë për kallëzim, zinxhirët më të mëdhenj të supermarketëve të shpërndajnë fletushka me informacione të shkurtra për mbrojtje nga dhuna në familje, ndërsa njerëzit të cilët nuk kanë TV dhe aparate mobile dhe jetojnë në kushte substandarde e nuk kanë qasje në  energji elektrike dhe ujë, të informohen përmes shtabeve lokale të krizave.

“Për të siguruar mbrojtje për gratë që kanë pësuar dhunë në familje, Qeveria duhet të krijojë një fond të veçantë krize për mbrojtje për të mbuluar shpenzimet e kujdesit të tyre, dhe MPPS duhet të paraqesë menjëherë informacionin te QMK për bashkëpunim të zgjeruar me organizatat e shoqërisë civile, ku viktima e ka raportuar dhunën. Në të njëjtën kohë, MPB duhet të urdhërojë që inspektorët kompetentë të veprojnë me urgjencë dhe të dalin në terren në familjet ku ka ndodhur dhunë.

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e prokurorëve publikë dhe PPRMV-së, të paraqesin informacione në Prokurorinë themelore publike për urgjencë në procedurat penale për këto krime, ndërsa Ministria e shëndetësisë menjëherë të sigurojë informacione pranë institucioneve të kujdesit shëndetësor për ofrim të shërbimeve shëndetësore falas për gra të cilat kanë pësuar dhunë në familje”, thuhet në komunikatën e ESB.

Kërkesat janë drejtuar te njerëzve të parë të Qeverisë, MPPS-së, MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button