Mbretëria e Bashkuar, raportohen 737 vdekje të reja nga COVID-19

Në Mbetërinë e Bashkuar janë regjistruar 737 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend arrin në 10.612, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 84.279, me 5.288 raste të regjistrua në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar 12.776 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend është 352.974.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.8 milionë, me pothuajse 111 mijë vdekje dhe mbi 412 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button