Federata nacionale e fermerëve kundër rritjes së akcizës për derivate

Federata nacionale e fermerëve është kundër propozimit për rritje të akcizës së derivateve, me qëllim siç është cekur nga biznesmenët, të sigurohen mjete shtesë në Buxhetin shtetëror.

Kjo kërkesë për rritje të akcizës për derivate drejt institucioneve qeveritare është propozuar nga Oda ekonomike, e cila, sipas FNF-së; e jep  këtë propozim shikuar përmes prizmës së nevojave dhe interesave të veta, pa u shikuar pasqyra më e gjerë dhe të shihet dëmi që do t’u bëhet amvisërive, ekonomive bujqësore, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, klasës punëtore, të cilat gjithashtu në kurriz të vet i durojnë pasojat negative nga kriza e shkaktuar shëndetësore – ekonomike në shtet dhe ata më së shumti janë të prekur nga varfëria, transmeton MIA.

“Krizat e këtilla i shtyjnë njerëzit në varfëri, kështu që nëse vendimi i këtillë është pranuar nga Qeveria do të konsiderohet për politikë, e cila kontribuon për nxitje të varfërisë”, qëndron në kumtesën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button