Shqipëri, thyen karantinën, gjobiten 330 qytetarë

Shkelja e orareve të kufizimit të lëvizjes për shkak të koronavirusit është bërë shkak për gjobitjen e 330 qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit.

Policia tha se në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara dhe denoncimeve nga qytetarët, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, qindra shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 43 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Gjatë kontrolleve të kryera në territor, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 4 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Policia ka monitoruar edhe zbatimin e masave anti COVID nga bizneset ku në të gjithë vendin janë konstatuar 6 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button