U siguruan 176 milionë euro nga FMN-ja, me normë interesi prej 1,05 për qind dhe pesë vite afat pagese

Mbështetja financiare prej 176 milionë eurove që e miratoi sot për vendin tonë Fondi monetar ndërkombëtar (FMN), është me normë interesi prej 1,05 për qind dhe me afat pagese prej pesë viteve dhe grejs periudhë prej tre vite e tre muaj. Mjetet e miratuara duhet të ndihmojnë për zbutjen e efekteve negative nga kriza shëndetësore me koronavirusin për ekonominë tonë dhe mbështetje shtesë edhe të stabilitetit makroekonomik.

Sipas ministres së Financave, Nina Angellovska, mbështetja është dyfish më shumë se shuma që e pritnim fillimisht dhe vjen në kohë të duhur, pra pikut të krizës shëndetësore e cila na pret diku nga fundi i muajit, transmeton MIA.

“Me të vërtetë lajm i mirë sepse këto janë mjete të volitshme, me normë të ulët interesi prej 1,5 për qind dhe afat pagese prej pesë viteve. Kjo mbështetje financiare nga FMN-ja është përmes Instrumentit për financim të shpejtë i cili siguron ndihmë të shpejtë dhe lehtë adaptuese financiare për vendet anëtare të FMN-së të cilat përballen me nevoja urgjente të bilancit të pagesës”, theksoi Angellovska në video deklaratë.

Me instrumentin mund të sigurohet mbështetje që të përmbushet spektri i gjerë i nevojave urgjente, përfshirë edhe ato që dalin nga goditjet e çmimeve dhe mallrave, fatkeqësive natyrore, situatave konfliktuoze dhe pas konflikteve dhe gjendjeve të tjera të jashtëzakonshme të cilat mund ta godasin vendin.

“Kjo ndihmë nga FMN-ja do të ndihmojë në financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe përmbushje të nevojave të bilancit të pagesës të cilat dalin nga paraqitja e Kovid-19. Duhet të ceket se me rëndësi të jashtëzakonshme është ky injeksion likuiditeti i cili vjen në fillim të prillit përkatësisht në kohë të vërtetë para plit të krizës shëndetësore e cila pritet diku nga fundi i muajit”, tha Angellovska.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska, ndërkaq, vlerëson se mbështetja financiare për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme si për zbatim të masave fiskale, ashtu edhe për zbatim të rritjes së mëtutjeshme të potencialit devizor të ekonomisë sonë, përkatësisht për rritje të nivelit të rezervave devizore.

“Në këtë mënyrë krijohet hapësirë më e madhe për zbatimin e politikës relaksuese monetare dhe për sigurim të kushteve të lehtësuara financiare për kreditim të kompanive dhe qytetarëve të goditur. Ky instrument ka edhe rol katalizator përkatësisht ai është mjet i rëndësishëm i cili mundëson qasje më të madhe drejt burimeve të tjera të jashtme të financimit, përfshirë edhe atyre evropiane. Njëherit, miratimi i këtij angazhimi është edhe vërtetim i politikave të shëndosha të zbatuara nga ana e bankës qendrore që rezultuan me stabilitet financiar dhe të çmimeve, që ndërkaq ka rol të rëndësishëm sinjalizues për mbështetje të ardhshme financiare”, tha në video deklaratë guvernatorja.

Ministrja e Financave parlajmëroi se së shpejti gjatë majit pritet të merren edhe mjete të tjera për të cilat negociuam, dhe atë nga Banka botërore dhe nga BE-ja. Njëkohësisht, thotë Angellovska, po ndiqet tregu i kapitalit i cili pritet së shpejti të fillojë të stabilizohet dhe prandaj do të fillojmë edhe me procedurën e editimit të bonos evropiane. Gjatë përgatitjeve do ta ndjekim gjendjen me qëllim që ta zgjedhim tajmingun më adekuat për dalje në tregun e kapitalit. Do t’i sigurojmë mjetet të cilat janë të domosdoshme për vendin që të kalojmë me pasoj sa më të vogla  nga kriza e koronavirusit.

“Pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19. Pritet që BPV-ja reale të ulet për 4 për qind në vitin 2020, si rezultat i rënies së kërkesës vendore dhe të jashtme. Kjo, së bashku me goditjet negative ndaj besimit dhe derdhjet nga rrjedhat globale financiare, krijoi nevojë për  sigurim urgjent të nevojave të bilancit pagesor”, deklaroi pas diskutimit të Bordit ekzekutiv lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tao Xhang, zëvendës drejtor ekzekutiv dhe ushtrues i detyrës kryetar i Bordit.

Siç thekson, autoritetet u përgjigjën shpejtë me mbështetje të udhëzuar dhe të përkohshme fiskale për ta kufizuar ndikimin social dhe ekonomik nga gjendja shëndetësore urgjente përmes mbrojtjes së likuiditetit të kompanive, ruajtjes së vendeve të punës dhe sigurimit të kujdesit social për të papunët dhe kategoritë e ndjeshme të amvisërive. Ndërkohë, Banka popullore e RMV-së (PBRMV) e uli normën e vet themelore të interesit dhe zbatoi ndryshime rregullatore për t’i inkurajuar bankat t’i resitruikturojnë  borxhet e debitorëve me cilësi të lartë të cilët janë goditur nga pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button