Ndalesë për lëvizje për të gjithë gjatë fundjavës, për liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së edhe shtatë ditë

Shteti është në fazën kur masat e vendosura janë më të rrepta, sot është dita e parë e fundjavës me orë tërëditore policore.

Prej dje në orën 16 banorët e shtetit tonë do të mbeten në shtëpitë e tyre deri të hënën në orën 5 të mëngjesit, ku do të kalojnë 61 orë në përpjekje që të ulet përhapja e virusit korona, i cili deri më sot mori 32 jetë dhe sëmuri 711 persona.

Nga kjo ndalesë janë përjashtuar policia, armata, punonjësit shëndetësorë, ndërsa gjithashtu nuk vlen edhe për marketet dhe restorantet të cilët dërgojnë produkte. Barnatoret do të punojnë pandërprerë, transmeton MIA.

Me respektimin e masave, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe investohet në shëndetin individual dhe kolektiv publik. Ndalesa, si edhe këtë fundjavë, do të vlejë edhe gjatë festave të ardhshme fetare.

Ministria e Punëve të Brendshme, siç paralajmëroi Sllavjanka Petrovska është e përgatitur tërësisht që t’u përgjigjet detyrave gjatë orës së zgjatur policore  në fundjavë.

Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në secilin qytet ka ekipe kujdestare të cilët kontrollojnë marketet të cilat punojnë dhe se a kanë leje adekuate, deklaroi drejtori i këtij inspektorati, Stojko Paunovski.

“Përveç marketeve të cilat  janë përcaktuar nga Shtabi i krizave në qytetet, të tjerat nuk kanë të drejtë  të punojnë dhe nëse konstatohet se punojnë do të sanksionohen.”, theksoi Paunovski.

Sqaroi se për të gjitha objektet hotelierike në të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, së pari  dorëzohen  urdhëresa pagesore për gjoba,  nëse nuk paguhen në afatin e parashikuar, atëherë dërgohen në gjykatë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjithë bujqit të cilët nuk janë të evidentuar në Regjistrin e vetëm të bizneseve bujqësore (RVBB), ndërsa të cilët kanë nevojë për kryerjen e aktiviteteve bujqësore në ditët e fundjavës (11-12 prill), përmes telefonit të njoftojnë Shtabet komunale të krizave në vendbanimet ku do ta furnizojnë nevojën e aktivitetit bujqësor ditor.

“Nevojën për lëvizjen e bujqve të paevidentuar duhet ta paralajmërojnë në Shtabet e krizës, një ditë përpara më së voni deri në orën 20. Më pas duhet ta definojnë kohën dhe vendin e saktë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore”, informojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Që atje informojnë se Shtabet komunale të krizave nuk do të japin leje për lëvizje, por vetëm do t’i evidentojnë bujqit të cilët e kanë paraqitur kërkesën e tyre për lëvizje të papenguar për shkak të kryerjes së aktiviteteve bujqësore, ndërsa më pas lista e personave do t’u dorëzohet njësive organizuese kompetente policore.

Krahas orës policore 61-orëshe në vetizolim edhe shtatë ditë do të qëndrojnë liderët e dy partive më të mëdha politike LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski të cilët dje u testuan për virusin korona dhe që të dy kanë rezultate negative.

Të dy liderët ishin testuar pasi ishte konfirmuar se pozitiv në virusin korona është gazetari në emisionin e të cili kishin qenë mysafirë këta dy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button