Kroacia ka hyrë në fazën kritike të luftimit të pandemisë

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 88 raste me koronavirusin e ri, transmeton REL.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1495, njoftoi ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, në një konferencë për media.

“Ne kemi hyrë në fazën më kritike të luftimit të epidemisë. Ne nuk kemi kurë apo vaksinë dhe duhet të zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme masat e përcaktuara nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile”, tha Berosh.

Në 24 orët e fundit, 12 persona të rinj u shëruan dhe numri i përgjithshëm i personave të dërguar për kujdes shtëpiak ishte 231.

Në Kroaci janë testuar gjithsej 14.612 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button