Agitpropi i Rusisë për Kovid-19 po bën kërdi në BE dhe vendet e Ballkanit

Në fillim të prillit, Bashkimi Evropian lëshoi ​​një Raport special për praninë e dezinformatave në mediat botërore dhe në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Raporti duhet t’i ndihmojë BE-së t’i kundërvihet dezinformatave, duke përfshirë zbulimin, analizimin dhe ekspozimin e fushatave dezinformuese. Sipas raportit, ekziston një tendencë e qartë për të rritur dezinformatat në të gjithë botën, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin publik dhe komunikim efektiv gjatë krizës, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

BE beson se në vendet anëtare, por edhe në vende të tjera, mesazh i koordinuar për dezinformim synon të paraqesë pakicat e cenueshme si shkakun e pandemisë dhe të nxisë mosbesimin në aftësinë e institucioneve demokratike për t’u përballur në mënyrë efektive me krizën.

“Disa shtete dhe aktorë të mbështetur nga shtetet po përpiqen të përfitojnë nga kriza e shëndetit publik për të çuar përpara interesat gjeopolitike, shpesh duke sfiduar drejtpërdrejt besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tij” theksohet në raport.

Si përgjegjësit më të mëdhenj për përhapjen e dezinformatave të tilla konsiderohet se janë Federata Ruse dhe media ruse, veçanërisht RT dhe “Sputnik”. Për shembull, profilet në Facebook dhe Twitter që i ka “Sputnik” në Gjermani kanë përhapur informacione që larja e duarve nuk ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit. Që nga 22 janari, autori i raportit ka regjistruar 150 raste të raportimeve pro-ruse që ofrojnë dezinformata në lidhje me pandeminë. Veçanërisht është e dukshme gatishmëria e Kremlinit për t’u përballur me infeksionin, si dhe t’ju ndihmojë vendeve tjera të përballen me efektet e pandemisë, veçanërisht Italisë.

Përveç Rusisë dhe mediave ruse, në operacionin për përhapje të dezinformatave për Kovid-19 përmenden edhe vende të tjera, si Kina dhe Turqia. Mediat shtetërore të Pekinit dhe zyrtarët qeveritarë kanë promovuar teori të padëshmuara në lidhje me origjinën e virusit dhe i kanë stërmadhuar lëvdatat e disa liderëve evropianë për ndihmën kineze. Në Turqi, nga ana tjetër, përmes mediave sociale janë plasuar informacione shëndetësore të rremë dhe i shtrembëruara për sëmundjen, si dhe kritika të pabaza kundër Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, në raport është veçuar se teoritë e komplotit po qarkullojnë në media dhe në mediat sociale për shfaqjen e Covid-19, se virusi është armë biologjike e prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, që dyshohet se përdoret si një justifikim për të pushtuar Evropën. Veç kësaj, është e pranishme edhe retorika anti-BE, sipas së cilës Unioni i ka harruar vendet e Ballkanit në përpjekjet e tyre për t’u përballur me krizën.

Raporti veçon katër narrativa që mbizotërojnë në dezinformatat që i përhap propaganda ruse në terrenin evropian dhe më gjerë.

Narrativi i parë është se Unioni nuk ka arritur të përballet me pandeminë e koronavirusit dhe për këtë arsye duhet të pritet që të shpërbëhet. Ky narrativ që BE-ja po çmontoher është promovuar nga media pro-ruse në vendet anëtare të BE-së, si dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Unioni është treguar egoist gjatë krizës dhe i ka tradhtuar vlerat e tij, është narrativi i dytë që e kanë përdorur burimet pro-ruse të dezinformimit në vendet anëtare, Ballkan e madje edhe në vendet afrikane. Për shembull, në Ukrainë, narrativi për shkatërrimin e BE-së është plotësuar me pretendimin se vendi ka dështuar dhe është braktisur nga aleatët e tij evropianë.

Propaganda pro-Kremlinit në narrativin e tretë përhapjen e dezinformatave është shpërndajre e mjegullës se Bashkimi Evropian ka përdorur krizën e virusit për të për forcuar interesat e veta. Sipas tyre, kjo më së miri është vërejtue se si Brukseli përfaqëson pikëpamjet pro-serbe në Kosovë.

Narrativi i fundit i agitpropit të Moskës për pandeminë është se Rusia dhe Kina janë fuqi me përgjegjësi që jo vetëm se merren me sukses me infeksionin në terren të tyre, por edhe u ndihmojnë vendeve tjera, madje edhe vendeve anëtare të BE-së, që ato të përballen merren me krizën.

Rastësisht apo jo, krej këto narracione në raportimin për pandeminë e koronavirusit ishin të pranishme në disa nga onlajn mediat në vendin tonë, të cilat konsiderohen se janë kritike ndaj qeverisë aktuale. Është e vështirë të thuhet nëse kjo përuthje është e rastit apo, megjithatë, ka ndonjë lidhje me agitpropin e Kremlinit.

Në muajin e kaluar, disa nga këto media kanë raportuar për teori të ndryshme komploti se si virusi ishte krijuar në laboratorë të ndryshëm në Britani, ShBA ose Gjermani për të ngadalësuar zhvillimin ekonomik të Kinës. Ne gjithashtu kemi parë raportim tendencioz për ardhjen e forcave amerikane në Evropë, të cilat janë planifikuar të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të paralajmëruar të planifikuar për maj të këtij viti. Ishte i ekzagjeruar numri i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake, si dhe shqetësimi i pretenduar i publikut gjerman.

Mbresëlënëse ishte mënyra sesi këto media raportuan për mënyrën sesi qytetarët italianë e  shprehen revoltën e tyre kundër Bashkimit Evropian për mungesë të solidaritetit. Përmes një titulli të bujshëm, portali “Veçer” ka pretenduar se Evropa ishte në gjendje shoku për shkak se nënkryetari i parlamentit italian e hoqi flamurin evropian nga zyra e tij dhe i tha lamtumirë BE-së. Në të njëjtën frymë, portali Express e ka cituar djathtistin italiane Mateo Salvini, duke e quajtur Bashkimin Evropian një shtrat me gjarpërinjtë dhe çakenj duke paralajmëruar largimin e Unionit pas tejkalimit të krizës mbi virusin. As BE-ja nuk ishte në shok e as Italia nuk u largua nga Unioni, mbetën vetëm titujt sensacionalist që përhapin një perceptim të rremë në publikun e Maqedonisë për atë që po ndodhte në Itali. Këto media i harrojnë të shpjegojnë para publikut se në pushtet në Itali partitë e tjera janë dhe se përfaqësuesit e Lidhjes Veriore, Salvini dhe Rampelli nuk vendosin dhe tani janë në opozitë,.

Shumica e këtyre mediave me një zë ekzagjeruan ndihmën që Rusia dhe Kina ia jepnin Italisë dhe vendeve të tjera të prekura nga pasojat e pandemisë. Kështu, për “Republika”, mjekët kinezë që sollën ndihmë mjekësore në Serbi janë heronj, ndërsa për “Magazin”, me ndihmën e një milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit, Rusia tregoi humanizmin në veprim. Këto media nuk raportuan me të njëjtin ton ose nuk injoruan ndihmën e Italisë që vinte nga vendet perëndimore.

Në raportimin e disa nga onlajn portalet në internet përfshihej edhe ajo Bashkimi Evropian e ka kualifikuar si aksion rus për dezinformimit për të minuar institucionet demokratike dhe për të minuar besimin e publikut në përballjen me krizën shëndetësore. Një shembull i tillë është vërejtur në mediat e Maqedonisë gjatë informimit të mediave të caktuara për krizën në Dibër. “Infomakas” atëherë publikoi një tekst me titullin dramatik “(Foto) KAOS NË DIBËR: Bllokada në rrugë, zjarre mbi qytet, skena apokaliptike në Maqedoni”, i cili krijonte përshtypjen se thuajse i gjithë qyteti është në zjarr, në kaos të plotë dhe jashtë kontroll, që gjithsesi ishte shumë larg të vërtetës. I njëjti portal, pak ditë pas raportimit kataklizmik për Dibrës, publikoi një artikull që frikësoi publikun maqedonas se kinse do të mbeteshim pa bukë sepse gruri ynë gjoja po eksportohej në Kosovë. Një muaj më vonë, ne mbetëm pa bukë ose grurë, përkundrazi, qeveria lejoi mulli që eksportonin grurë.

Kur përballeni me raportime të këtillë permanent joprofesional te një pjesë e onlajn mediave, deklaratat e zëvendës ministres së brendshme Sllavjanka Petrovska të paraqitura në panelin e diskutimit të organizuar nga “Civil” muajin e kaluar në temë “Zgjedhjet e lira kundrejt propagandës së zezë” duhet të merren seriozisht. Petrovska foli për kërcënimet hibride ndaj demokracisë, por edhe për skandalin e fundit me pretendimet e bëra nga portali slloven “Necenzurirano”, për derdhjen e 2.5 milion eurove në pesë media në Maqedoni.

“Me të drejtë, tema e kërcënimeve hibride po bëhet aktuale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Lufta hibride nuk është diçka e re në demokracitë e botës. Kërcënimet hibride pak a shumë mund të marrin formë shtesë. Kjo do të thotë që ndonjë palë, brenda ose jashtë vendit, ka ndonjë interes për të sulmuar një segment të shoqërisë”,tha Petrovska në atë kohë. Ajo më pas i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të hapë një procedurë parahetimore dhe të kontrollojë seriozisht pretendimet e mediave sllovene sepse ka indikacione serioze për financim të paligjshëm të mediave.

Për hir të së vërtetës, ka pasur shembuj në onlajn median pro-opozitare, ku raportohej për disa pretendime për abuzim, të cilat më vonë u vërtetuan të bazuara, pavarësisht stilit agresiv tl palsimit në publik. Tenderi me prokurimin e respiratorëve, për të cilin këto media hodhën dyshimet se kishin elementë abuzimi në procedurë, u anulua.

Për më tepër, zyrtarët qeveritarë nuk duhet të diskreditojnë gazetarët të cilët bëjnë pyetje të pakëndshme me atë se përhapin lajme të rreme. Dhe, kur ka qëllime të tilla, ata duhet të përgjigjen me qetësi duke paraqitur fakte dhe pa u futur në motivet e gazetarëve për pyetjet e tilla. Ata duhet të kuptojnë se nuk ka pyetje të këqija, se ka përgjigje të këqija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button