“Eco Guerilla”: Komuna e Tetovës t’i pastrojë rrugët e pista dhe me pluhur

Nga organizata joqeveritare “Eco Guerilla” kanë apeluar deri te Komuna e Tetovës që të pastrojnë rrugët e këtij qyteti, të cilat sipas tyre janë të pista dhe plot me pluhur. Nga ana tjetër, nga kjo komunë kërkojnë nga Qeveria mjete financiare pikërisht për Nëdrmarrjen Publike që merret me pastrimin e rrugëve, njofton Portalb.mk.

“Eco Guerilla” në Tetovë ditëve të fundit njoftojnë për përmirësimin e ajrit i cili ka ndodhur si pasojë e izolimit. Megjithatë, sipas tyre, rrugët e Komunës së Tetovës vazhdojnë të jenë me pluhur dhe të pista, ata kërkojnë nga kjo komunë që sa më shpejtë të ndërmarrë masa për pastrimin e tyre.

“Lëvizja Eco Guerilla APELON që Komuna e Tetovës të mobilizohet, duke shfrytëzuar edhe orën policore që ti lajë rrugët e pista dhe me pluhur në qytetit tonë. Duke parë rëndësinë jetike të higjienës sot, të gjithë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet. Prandaj kërkojmë këtë mobilizim nga Komuna, që këto ditë kur edhe trafiku ka rënë dukshëm të na pastrojë rrugët në të gjitha pjesët e qytetit” thanë nga Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”.

Nga ana tjetër, në mesin e kërkesave të cilat Komuna e Tetovës i drejtori deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut ishte edhe ndihma financiare për Ndërmarrjen Publike Komunale, për shkak se sipas kompetentëve të kësaj komune, kjo ndërmarrje ditëve të fundit “ka vëllim të shtuar të aktivitetit dhe punës”.

Ndryshe, numri i të infektuarve në Komunën e Tetovës ka arritur në 31 kurse në territorin e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 711 persona të infektuar me virusin korona,  kurse të shëruar janë gjithsej 41 persona, si pasojë e virusit korona gjithsej 32 persona kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button