Padi penale për ata që shpërndanë të dhënat personale të të sëmurëve me korona nga Kumanova

Në lidhje me publikimin e lajmit në Portalb.mk se në mediat sociale po qarkullojnë fotografi me lista të të dhënave personale të personave nga Kumanova që janë të sëmurë me virusin korona, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) ka ndërmarrë masa konkrete, njofton Portalb.mk

Agjencia sot ngriti padi penale në prokurorinë kompetente, bazuar në nenin 149 të Kodit Penal për shpërdorim të të dhënave personale.

“Në përputhje me të lartpërmendurën dhe në bazë të nenin 63 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20) dhe të nenit 273 të Ligjit për Procedurë Penale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 150/2010, 100/2012, 142/2016 dhe 198/2018), drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Prokurorinë Themelore Publike paraqiti Kallëzim Penal kundër kryesit të panjohur  për veprën penale keqpërdorim të të dhënave personale nga neni 149 të Kodit Penal.” njoftojnë për Portalb.mk.

“Përpunimi i tillë i të dhënave personale, përfshirë këtu edhe fotografimin e listave me të dhëna personale të personave të infektuar me virusin korona, që janë në izolim shtëpiak ose karantinë shtetërore, publikimi i tyre si dhe çdo shpërndarje tjetër pa bazë ligjore, paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe që mënyra e tillë e përpunimit të të dhënave personale paraqet vepër penale “Keqpërdorim të të dhënave personale” në bazë të nenit 149 të Kodit Penal, për të cilën është caktuar dënim me para ose dënim me burg.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, përpunimi i të dhënave që ka të bëjë me shëndetin e njerëzve është I NDALUAR, dhe mund të kryhet vetëm në rastet që janë rreptësisht të përcaktuara me ligj.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thekson se përjashtimet për përpunimin e këtyre të dhënave të përcaktuara me ligj NUK kanë të bëjnë me shpalljen publike të të dhënave personale për persona të infektuar ose persona në vetizolim, prandaj çdo publikim dhe shpërndarje e të dhënave personale nga persona të paautorizuar, për personat që vuajnë nga koronavirusi ose personat që janë në izolim shtëpiak ose në karantinë shtetërore, paraqet shkelje të privatësisë dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe është subjekt i sanksioneve në përputhje me ligjin.

Ndryshe, ditë më parë Portalb bëri publik lajmin që një fotografi me listën e të dhënave personale të të infektuarve nga Kumanova me COVID-10 po qarkullonte në rrjetet sociale. Sipas informatave të Portalb, fotografia është nga një dokument me të dhënat, siç janë numri amë, mosha, adresa, e të sëmurëve. Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr masa dhe po e heton rastin, thanë për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button