Kurti: Nuk do ta lëmë Thaçin pa përgjigje, por jemi të fokusuar në luftën ndaj Covid-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj coronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje,

“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e koronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër koronavirusit dhe më pas të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”, deklaroi Kurti në RTV21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button