Sindikata kërcënoi Qeverinë me ‘përfundim të vitit shkollor’, nëse realizohet propozimi për uljen e pagave

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) përsëri ka reaguar ndaj në lidhje me propozimin e autoriteteve shtetërore për uljen e pagave të administratorëve, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Qeveria do të tenton përsëri të ulë rrogat e administratorëve, dhe arsimtarëve, të llogaritin që viti shkollor ka mbaruar”, deklarojnë nga SASHK-u.

SASHK-u këtë reagim e bëjnë si kundërpërgjigje ndaj Ministres së financave, Nina Angelovska, e cila në artikull shprehet se edhe administrata duhet të solidarizohet me uljen e pagave.

Në Maqedoninë e Veriut procesi arsimor për të gjitha nivelet po vazhdon të zhvillohet online (“Mësimi në distancë”), pas vendimit të Qeverisë së RMV-së. Si pjesë e procesit arsimor, edhe në mësimin online duhet të kryhet notimi i gjithë nxënësve deri më 17 prill.

Qeveria e RMV-së pati vendosur në muajin mars që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

Akoma nuk dihet sa do të zgjasë ndërprerja e procesit arsimor në shkolla, por bazuar në Ligjin për arsimin fillor viti shkollor i plotë duhet të ketë 180 ditë mësimore, numër i ditëve që akoma nuk janë realizuar deri më tani. Por, Neni 50 I Ligjit për arsimin fillor sqaron në paragrafin 6 edhe rastet kur ndërpritet shkolla për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, si kjo e epidemisë.

(6) Puna edukativo-arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë vitit mësimor, përveç për gjendjet e jashtëzakonshme (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për çfarë vendos ministri dhe e përcakton organizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimore, në bazë të programeve të shkurtuara mësimore, të përpiluara nga Byroja, ndërsa të miratuara nga ministri.

Deri më tani, në shkollat e Maqedonisë së Veriut janë realizuar mbi 115 ditë mësimore.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

LEXO: Masat e reja që i mori Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme
LEXO: Kompani, ambasada, institucione kanë dhuruar para dhe pajisje për përballje me virusin korona
LEXO: RMV, 46 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 663 të infektuar
LEXO: A do të anulohet ky vit shkollor në Maqedoninë e Veriut?
LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë
LEXO: Shkup: Mësimi online me vetiniciativë të arsimtarëve
LEXO: Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button