Transparenca: Qeveria të përmbahet nga vendime që nuk përputhen me Kushtetutën dhe ligjet

Në kushte të pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi i ri, qeveria duhet të përmbahet nga marrja e vendimeve jashtë asaj që përcaktohet me Kushtetutë dhe Ligj, dhe veçanërisht nga vendimet, miratimi i të cilave nuk është thelbësor dhe mund të ngjall dyshime në lidhje me arsyen e miratimit të tyre në këto kushte, tha Transparenca Ndërkombëtare Maqedoni (TI-M), transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Qeveria po miraton rregullore me forcë ligjore për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit ose COVID-19 dhe të sigurojë funksionimin e qetë të sistemit shëndetësor dhe prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për të shpëtuar jetë. Përvojat në të gjithë botën kanë treguar se transparenca, hapja dhe integriteti janë thelbësore për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e sektorit shëndetësor. “Janë identifikuar disa masa kritike kundër korrupsionit, duke përfshirë publikimin e hapur të hulumtimeve mbi vaksinat dhe trajtimet, mbrojtjen e “fishkëlluesve”në sistemet shëndetësore dhe sigurimin e një qasjes së barabartë në trajtimin e shpëtimit të jetës”, thuhet në komunikatë.

Sidoqoftë, TI-M paralajmëron, nevoja për transparencë dhe përgjegjësi shkon përtej vetë sistemeve shëndetësore, dhe përqendrimi i pushtetit nuk duhet, në asnjë rrethanë, të çojë në abuzim të tij.

“Është me rëndësi vitale që kompetencat p;r raste urgjente të ushtrohen vetëm për qëllimet për të cilat janë dhënë. Në këto kushte, Qeveria duhet të përmbahet nga marrja e vendimeve jashtë asaj që përcaktohet me Kushtetutë dhe Ligj, e veçanërisht nga vendimet, miratimi i të cilëve nuk është thelbësor dhe mund të shkaktojë dyshime për sa i përket arsyes për miratimin e tyre në këto kushte. Masat themelore kundër korrupsionit nuk guxojnë të dobësohen ose të mos respektohen, përndryshe rrezikojmë të dëmtojmë përpjekjet tona për t’i shërbyer të mirës publike ndërsa akti korruptiv të mbetet i pandëshkuar. Këshilli i Evropës deklaron se mbrojtjet themelore të “sundimit të ligjit, mbikëqyrjes parlamentare, kontrollit të pavarur gjyqësor dhe ilaçet efektive vendore, duhet doemos të ruhen edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, kanë porositur nga organizata.

TI-M, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, ka filluar aktivitete për të monitoruar respektimin e sundimit të ligjit dhe transparencës në proceset e vendimmarrjes dhe miratimin e vendimeve dhe rregulloreve konkrete. Organizata bën thirrje që të gjitha burimet të orientohen drejt tejkalimit të kësaj situate dhe respektimin e sundimit të ligjit.

Përmes qendrës së tij për ndihmë juridike, TI-M do të pranojë raporte nga qytetarët lidhur me shkeljet e ligjit dhe mospërputhjet në zbatimin e tyre. Qytetarët mund të kontaktojnë këtë organizatë përmes telefonit (02) 3217 000, në faqen e Facebook-ut ose me email [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button