Shkup, mbeturinat nga shtëpitë do të mblidhen 1 herë në javë deri në orën 16

Ekipet e NP “Higjiena Komunale”, mbeturinat nga koshat e plehrave në Shkup do t’i mbledhin deri në orën 16:00. Ndërmarrja Publike nuk ka leje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë që të punojë gjatë kohës së orës policore, kur rrugët janë të zbrazëta dhe në mënyrë më efikase do ta kryenin punën, njofton Portalb.mk.

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani thotë se tani po punojnë me kohë të limituar, që u krijon pengesa të caktuara në punë pasi që ësthë e nevojshme kohë më e madhe që mbeturinat të mblidhen dhe deponohen me një automjet tjetër, dhe përsëri të kthehet në lokacion tjetër. Në Shkup ka 6.000 kontejnerë të cilët çdo ditë pastrohet.

“Do të punojmë aq sa na është lejuar. Rekomandimet ishin që të mos punojmë gjatë kohës së orës policore dhe për atë tani punojmë me kohë të limituar. Tani është shumë më rëndë që ta organizojmë tërë mekanizimin që të dalë nga baza dhe të kthehet deri në orën 16:00. Për shkak të kohës së kufizuar, kemi vendosur që mbeturinat nga amvisëritë individuale në vend që dy herë në javë, t’i mbledhin një herë në javë. I lusim qytetarët për mirëkuptim në këtë periudhë”, tha Shabani.

Ai tha se çdo ditë pastrohen rrugët dhe bulevardet nëpër qytet, ndërkaq i ftoi qytetarët që të mos gjuajnë mbeturina të mëdha në dhe rreth kontejnerëve pasi që ajo u krijon probleme shtesë në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button