RMV, nëse gjatë orës policore qytetarët kanë rast urgjent për në spital, nuk duhet të marrin leje nga policia

Nëse qytetarët kanë rast urgjent që të shkojnë në spital gjatë kohës së orës policore, nuk do të kenë nevojë që të paraqiten në polici ose të kërkojnë leje, tha zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët nuk munden që paraprakisht ta dinë nëse do të vijë deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore dhe për atë do të duhet që ta lëshojnë shtëpinë. Qytetarët nuk duhet që të paraqiten në 192 ose të kërkojnë leje, por është e mjaftueshme që të drejtohen deri te spitali më i afërt. Nëse ndalohen nga patrullat policore, është e mjaftueshme që t’u tregojnë se për arsye shëndetësore duhet që të shkojnë në ndonjë lokacion përkatës dhe saktë do të tregojnë se në cilin spital do të shkojnë”, tha Petrovska.

Zv/ministrja tha se zyrtarët policorë nëpërmjet sistemit do të kontrollojnë nëse qytetarët kanë shkuar në spital dhe nëse e gënjejnë policinë, të njëjtët do të sanksionohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button