Guteresh: Tani nuk është koha për vlerësimin e përgjigjes globale për Kovid-19

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot deklaroi se nuk është koha për vlerësimin e marrëveshjes globale të pandemisë së koronavirusit, duke iu referuar bashkësisë ndërkombëtare, në vend të kësaj, të fokusohet në solidaritetin në ndalimin e virusit.

“Njëherë kur përgjithmonë do ta kthejmë faqen për këtë pandemi, do të vijë koha kur në tërësi do të kthehemi mbrapa që ta kuptojmë se si na u paraqit një sëmundje e tillë, që aq shpejtë u përhap në mbarë botën dhe se të gjithë që morën pjesë reaguan në krizën”, theksoi Guteresh në kumtesë, transmetuan mediat britanike.

“Por, tani nuk është koha”, porositi sekretari i përgjithshëm i KB-së, transmeton MIA.

Kumtesa nga kabineti i Gutereshit është lëshuar pas kritikës së presidentit amerikan, Donald Tramp për punën e Organizatës Botërore, me ç’rast ai e akuzoi se është fokusuar në Kinën dhe se ka dhënë këshilla të këqija gjatë epidemisë, theksuan mediat britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button